Bota

Izraeli dënon 16-vjeçaren palestineze me 6 vite burg

Gjykata qendrore izraelite me arsyetimin "planifikim të sulmit me thikë" ka vendosur dënimin me 6 vite burg për vajzën palestineze e cila ndodhet në burg prej afërsisht 14 muajsh

Safiye Karabacak  | 05.02.2017 - Përdıtësım : 06.02.2017
Izraeli dënon 16-vjeçaren palestineze me 6 vite burg

Jerusalem

JERUSALEM (AA) - Një gjykatë izraelite ka dënuar me 6 vite burg një vajzë palestineze 16-vjeçare e cila gjykohej me pretendimin "planifikim të sulmit me thikë", raporton Anadolu Agency (AA).

Gjykata qendrore izraelite me arsyetimin "planifikim të sulmit me thikë" ka vendosur dënimin me 6 vite burg për vajzën palestineze me emrin Menar esh-Shuvejki e cila ndodhet në burg prej afërsisht 14 muajsh.

Nëna e vajzës, Ummu Abdulmexhid esh-Shuvejki, është shprehur për AA se vajza e saj ishte arrestuar nga ushtarët izraelitë para derës Megaribe në Mezxhid-i Aksa, teksa kthehej nga shkolla me uniformën dhe çantën e shkollës.

Duke e konsideruar "mizori" vendimin e gjykatës Shuvejki tha se "Vajza ime akuzohet për mbajtje thike. Por pavarësisht të gjitha kërkesave të bëra nga avokati në gjykim nuk na është treguar asnjë thikë apo të paktën edhe një fotografi në lidhje me këtë."

Forcat izraelite me 6 dhjetor 2015, në lagjen Silvan në jug të Mesxhid-i Aksasë ndaluan Menar esh-Shuvejkin teksa kthehej nga shkolla dhe e cila në atë kohë ishte në moshën 15-vjeçare, me arsyen se ajo "kishte në çantë një thikë dhe se më këtë kishte planifikuar të kryente një sulm."

Sipas të dhënave të autoriteteve palestineze në burgjet izraelite ndodhen afërsisht 7 mijë palestinezë nga të cilët 68 prej tyre janë gra dhe se 17 prej tyre janë vajza nën moshën 18-vjeçare.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.