Bota

Izraeli vë në izolim kreun e burgosur të lëvizjes Fatah

Aktivistët theksuan se Barghouthi është vendosur në izolim për të parandaluar atë nga “komunikimi me mbështetësit e tij”

Ekip  | 12.12.2017 - Përdıtësım : 12.12.2017
Izraeli vë në izolim kreun e burgosur të lëvizjes Fatah

Ramallah

RAMALLAH (AA) – Sipas disa aktivistëve palestinezë, autoritetet izraelite vendosën kreun e burgosur të lëvizjes palestineze Fatah, Marwan Barghouthi, në izolim në burgun qendror të Izraelit Hadarim, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për media, aktivistët e anëtarësuar me Fushatën popullore për lirimin e të burgosurve politikë palestinezë, një organizatë joqeveritare lokale, theksuan se Barghouthi është vendosur në izolim për të parandaluar atë nga “komunikimi me mbështetësit e tij”.

Kjo lëvizje në një kohë kur territoret palestineze, më së shumti pjesa e Lindjes së Mesme, janë duke përjetuar protesta të shkallës së lartë kundër vendimit të javës së kaluar të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për të njohur Kudsin si kryeqytet të Izraelit.

58 vjeçari Marwan Barghouthi ka kaluar 15 vite burg që kur u arrestua nga Izraeli në vitin 2002 gjatë “Intifadës së dytë Palestineze”, kur ai mori pjesë në aktivitetet e rezistencës së armatosur kundër okupimit izraelit.

Derisa Izraeli e sheh Barghouthi-n si kërcënim për sigurinë, votimet e publikut vazhdimisht kanë treguar se ai është zgjedhja më popullore mes palestinezëve për të patur sukses në udhëheqësinë e lëvizjes Fatah dhe presidentit Mahmoud Abbas.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.