Bota

Juncker: Brexit është një tragjedi

Jean-Claude Juncke theksoi në samitin e liderëve të 27 anëtareve të tjerë të Bashkimit Evropian se “Brexit, konkretisht dalja e Britanisë, është një tragjedi”

Ekip  | 25.03.2017 - Përdıtësım : 26.03.2017
Juncker: Brexit është një tragjedi

Romë

ROMË (AA) – Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, është shprehur se mbajtja e takimit solemn me rastin e 60-vjetorit të Marrëveshjes së Romës, me të cilën u themelua Bashkësia Ekonomike Evropiane, pa pjesëmarrjen e Britanisë së Madhe është “një moment shumë pikëllues”, raporton Anadolu Agency (AA).

Juncker theksoi në samitin e liderëve të 27 anëtareve të tjerë të Bashkimit Evropian se “Brexit, konkretisht dalja e Britanisë, është një tragjedi”.

Qytetarët e Britanisë së Madhe vitin e kaluar në referendum votuan për daljen nga Bashkimi Evropian. 

Për të mërkurën e ardhshëm Britani ka paralajmëruar nisjen e procesit dy vjeçar të daljes nga blloku evropian.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın