Bota

Juncker: Britanikët do të paguajnë faturë të lartë për dalje nga BE-ja

Juncker sot iu drejtua përfaqësuesve të parlamentit belg dhe me këtë rast tha se BE-ja përballet me shumë kriza pas vendimit të Brexit-it dhe pas zgjedhjes së presidentit amerikan Trump

Hasan Esen  | 21.02.2017 - Përdıtësım : 22.02.2017
Juncker: Britanikët do të paguajnë faturë të lartë për dalje nga BE-ja

Bruksel

BRUKSEL (AA) – Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker deklaroi sot se Britania e Madhe do të paguajë faturë të lartë për daljen nga Bashkimi Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA). 

Juncker sot iu drejtua përfaqësuesve të parlamentit belg dhe me këtë rast tha se BE-ja përballet me shumë kriza pas vendimit të Brexit-it dhe pas zgjedhjes së presidentit amerikan Donald Trump. 

“Negociatat për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja do të duhet të fillojnë në mars dhe të zgjasin dy vite. Megjithatë, do të duhen vite për të rënë dakord për të gjitha detajet e marrëdhënieve të ardhshme”, tha Juncker.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.