Bota

"Ka shenja të mjaftueshme që Turqia të mbrojë veten"

Ziljstra në parlamentin holandez iu përgjigj pyetjeve të deputetëve në lidhje me "Operacionin Dega e Ullirit" të filluar nga TSK në Afrin të Sirisë

Abdullah Aşıran  | 23.01.2018 - Përdıtësım : 24.01.2018
"Ka shenja të mjaftueshme që Turqia të mbrojë veten"

Hagë

HAGË (AA) - Ministri i Jashtëm i Holandës, Halbe Ziljstra, në lidhje me Operacionin "Dega e Ullirit" të filluar nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) në rajonin Afrin të Sirisë, tha se "Ka pasur sulme të hapura kundrejt Turqisë. Ka shenja të mjaftueshme që Turqia të mbrojë veten. YPG nuk është e pafajshme", raporton Anadolu Agency (AA).

Ziljstra në parlamentin holandez iu përgjigj pyetjeve të deputetëve në lidhje me "Operacionin Dega e Ullirit" të filluar nga TSK në Afrin të Sirisë.

"Kjo nuk është një përleshje mes turqve dhe kurdëve. Kjo nuk duhet të jetë kështu edhe në Holandë. Në kabinet po zhvillohen bisedat e nevojshme që të mos përshkallëzohet tensioni në vend", tha Ziljstra.

Ai duke iu referuar nenit 51 të marrëveshjes së Kombeve të Bashkuara (OKB), konkretisht “të drejtës për vetëmbrojtje”, tha se "Ka pasur sulme të hapura kundrejt Turqisë. Ka shenja të mjaftueshme që Turqia të mbrojë veten. YPG nuk është e pafajshme. Qeveria e Holandës asnjëherë nuk ka mbështetur YPG-në. Mes YPG-së dhe PKK-së gjenden lidhje të fuqishme. Ndërsa PKK është organizatë terroriste edhe sipas Holandës edhe sipas Evropës".

Ziljstra më tej duke shprehur se qeveria e Holandës ka shqetësime lidhur me operacionin, tha se "Jemi duke bërë bisedimet e nevojshme me Turqinë. Por operacioni që është duke bërë Turqia, nuk është kundër luftës ndërkombëtare dhe nuk është e paligjshme. Në këtë rast nuk është e drejtë që të gjykojmë operacionin".

Mbështetësit e organizatës terroriste PYD/PKK, mbrëmë sulmuan një xhami të Fondacionit Geylani Hizmet në qytetin Rotterdam.

Si pasojë e sulmit janë thyer dritaret e xhamisë dhe në muret e saj janë shkruar shënime të lidhura me organizatën terroriste.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın