Bota

Kaliforni, protesta kundër presidentit Trump dhe racizmit

"Ka shumë rrugë për të shprehur dashurinë, gjininë, përmisimin e shoqërisë dhe besimin në Zot. Por, urrejtja dhe fashizmi nuk mund të ketë një rrugë dhe një arsye"

Tayfun Coşkun  | 20.08.2017 - Përdıtësım : 21.08.2017
Kaliforni, protesta kundër presidentit Trump dhe racizmit

Mountain View

MOUNTAIN VIEW (AA) - Në qytetin Mountain View të Kalifornisë u mbajtë protestë kundër presidentit amerikan Donald Trump dhe organizatës së djathtë ekstreme Ku Klux Klan (KKK), e cila mbron superioritetin e amerikanëve të bardhë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në protestat të cilat kanë nisur para ndërtesës së bashkisë të qytetin amerikan Mountain View, kanë marrë pjesë rreth 500 protestues, shumica e të cilëve gra dhe fëmijë.

Pjesëmarrësit kanë protestuar politikat e ndjekura nga Trump, ngjarjet në Charlottesville dhe aktet raciste në vend.

Chris Phoenix, pjesëmarrës në protestë, për AA tha se: "Njerëzit normal janë më të mëdhenj dhe më të fortë se ata që urrejnë dhe ata që janë racistë. Ndodhem këtu për të qëndruar në këmbë me ata që protestojnë racizmin, veprimet që zbatojnë të bardhët dhe politikat e qeverisë".

Poashtu edhe Prof. Cynthia Bailey Lee nga universiteti Stanford, në adresimin e saj në protestë është shprehur: "Një mesazh për të gjithë është se unë gjithmonë jam kundër lëvizjeve naziste. Ka shumë rrugë për të shprehur dashurinë, gjininë, përmisimin e shoqërisë dhe besimin në Zot. Por, urrejtja dhe fashizmi nuk mund të ketë një rrugë dhe një arsye".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.