Bota

Katalonja kërcënon me shpallje të pavarësisë

Kërcënimi i fundit i Carles Puigdemont është bërë përmes një letre dërguar në adresë të liderëve spanjollë, vetëm pak minuta para skadimit të afatit të dhënë për të tërhequr synimin për pavarësi

Ekip  | 19.10.2017 - Përdıtësım : 19.10.2017
Katalonja kërcënon me shpallje të pavarësisë

Barcelonë

BARCELONË (AA) – Lideri i Katalonjës ka kërcënuar me shpallje të njëanshme të pavarësisë nga Spanja nëse autoritetet qendrore nuk ofrojnë bisedime dhe nëse përmes kërcënimeve marrin kontrollin e kompetencave të rajonit gjysëm-autonom, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kërcënimi i fundit i Carles Puigdemont është bërë përmes një letre dërguar në adresë të liderëve spanjollë, vetëm pak minuta para skadimit të afatit të dhënë për të tërhequr synimin për pavarësi.

Në letrën e dërguar, Puigdemont thotë se “nëse qeveria e Spanjës vazhdon të pengojnë dialogun dhe vazhdon me represionin e saj, atëherë Parlamenti i Katalonjës do të shpallë pavarësinë nga Spanja”.

Në një adresim në Parlamentin rajonal javën e kaluar, Puigdemont shpalli pavarësinë mirëpo menjëherë e pezulloi të njëjtën duke sfiduar Spanjën të nisë negociata.

Një zyrtar i qeverisë spanjolle tha se letra e Puigdemontit nuk ka marrë përgjigje pasi presin nga ai të tregojë nëse tashmë kishte shpallur pavarësinë, ndërkohë që njoftoi se qeveria planifikon të aktivizojë nenin 155 të Kushtetutës.

Spanjë, të shtunën pritet seancë e veçantë e qeverisë për Katalonjën

Qeveria e Spanjës ka njoftuar se Kryeministri Mariano Rajoy të shtunën do të mbajë një seancë të veçantë, për të nisur procesin e marrjes të kontrollit të pjesshëm ose të plotë mbi rajonin gjysmë-autonom të Katalonjës.

Kjo është përgjigjja e qeverisë qendrore ndaj letrës së presidentit katalonjas Carles Puigdemont.

Qeveria qendrore u përgjigj se do të mbajë seancë të veçantë ku do të "miratojë masat që do t'i dorëzojë për miratim në Senat, me qëllim të mbrojtjes së interesit të përgjithshëm të të gjithë spanjollëve".

Masat janë përfshirë në nenin 155 të Kushtetutës së Spanjës të vitit 1978, por kurrë nuk është përdorur gjatë katër dekadave të fundit, që kur u vendos demokracia pas diktaturës së gjeneralit Francois Franco.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın