Bota

Kinë, alarm i verdhë nga reshjet e dendura të shiut

Kina ka ndezur alarmin e verdhë për reshjet intensive që pritet ta përfshijnë jugun e vendit

Fuat Kabakçı  | 04.09.2017 - Përdıtësım : 04.09.2017
Kinë, alarm i verdhë nga reshjet e dendura të shiut

Pekin

PEKIN (AA) - Kina ka ndezur alarmin e verdhë për reshjet intensive që pritet ta përfshijnë jugun e vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Qendra Kombëtare Meteorologjike e Kinës (NMC) ka njoftuar se alarmi është ndezur në provincat Guangdong, Fujian, Jiangxi, Guizhou, Yunnan dhe Sichuan, si dhe rajonin autonom Guangxi Zhuang, për shkak të reshjeve të fuqishme që pritet t'i përfshijnë këto vende deri nesër.

Reshjet e fuqishme në jug të Kinës mund të shkaktojnë rrëshqitje të tokës, përmbytje dhe viktima në njerëz.

Nëntë persona humbën jetën si rezultat i rrëshqitjes së tokës të shkaktuar nga reshjet e fuqishme dy ditë më parë në provincat Sichuan dhe Guizhou.

NMC edhe dje kishte njoftuar për ndezje të alarmit të verdhë për tajfunin Mavar, për të cilin u tha se do të përfshijë jugun e Kinës.

Ndryshe, në Kinë funksionon sistemi në katër nivele i alarmimit, edhe atë i kaltër, i portokalltë, i verdhë dhe i kuq.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın