Bota

Koalicioni kundër DEASH-it njofton se ka vrarë "gabimisht" 396 civilë

CENTCOM, ka publikuar raportin e muajit mars në lidhje me numrin e civilëve që kanë humbur jetën në sulmet ajrore të koalicionit kundër DEASH-it në Irak dhe Siri

Kasım İleri  | 30.04.2017 - Përdıtësım : 01.05.2017
Koalicioni kundër DEASH-it njofton se ka vrarë "gabimisht" 396 civilë

Washington

WASHINGTON (AA) - Sipas të dhënave të Komandës Qendrore të Forcave Amerikane (CENTCOM), njoftohet se koalicioni kundër DEASH-it nën udhëheqjen e SHBA-ve që nga fillimi i operacioneve në gusht 2014 e deri në mars 2017 ka shkaktuar vdekjen "gabimisht" të 396 civilëve, raporton Anadolu Agency (AA).

CENTCOM, ka publikuar raportin e muajit mars në lidhje me numrin e civilëve që kanë humbur jetën në sulmet ajrore të koalicionit kundër DEASH-it në Irak dhe Siri.

Në raport theksohet se që nga fillimi i luftës kundër DEASH-it e deri tani koalicioni ndërkombëtar nën udhëheqjen e SHBA-ve ka shkaktuar vdekjen "gabimisht" të 396 civilëve.

Ndër të tjera në raport theksohet se po për të njëjtën kohë në Irak dhe Siri janë kryer 20.205 sulme ajrore, nga të cilët nga këto vetëm 102 prej tyre kanë qenë të "sigurta", ku si pasojë e këtyre sulmeve kanë humbur jetën 396 civilë. Ndërsa në raportin e një muaji më parë numri i personave të vrarë ishte theksuar se ka qenë 229.

Në raport vihet në dukje se koalicioni në muajin mars ka hetuar 43 raportime për vdekjet e civilëve edhe nga muajt e kaluar, ku brenda të njëjtit muaj janë marrë 28 raportime të reja për humbjet e civilëve në Irak dhe Siri. Sipas vlerësimeve të bëra vihet në dukje se ka përfunduar vlerësimi për 28 raportime për 71 sulmet ajrore në fjalë, ku 17 prej tyre kanë qenë të pabaza, 2 të përsëritura dhe 9 kanë qenë të sigurta.

Sipas burimeve të pavarura numri i civilëve të vrarë më shumë se 3 mijë

Por burimet lokale dhe shumë organizata të shoqërisë civile që ndjekin nga afër sulmet ajrore të koalicionit pretendojnë se më shumë civilë kanë humbur jetën në sulmet ajrore të koalicionit kundër DEASH-it në Irak dhe Siri.

Në faqen Airwars e cila ndjek sulmet ajrore në Siri dhe Irak kryesisht nga burimet lokale theksohet se koalicioni ka shkaktuar vdekjen e 3.016 civilëve që nga fillimi i operacioneve e deri tani.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.