Bota

Konfiskohet një sasi e madhe municioni në Jarabulus

Operacioni "Mburoja e Eufratit" i mbështetur nga forcat turke dhe ato të koalicionit është duke vazhduar për shpëtimin e rajoneve në veri të Sirisë nga grupet terroriste

Sarp Özer  | 28.08.2016 - Përdıtësım : 29.08.2016
Konfiskohet një sasi e madhe municioni në Jarabulus ( Cem Özdel - Anadolu Agency )

Jarabulus

JARABULUS (AA) - Ushtria e Lirë Siriane (ULS) e cila në kuadër të operacionit "Mburoja e Eufratit", operacion ky që mbështetet edhe nga forcat turke dhe ato të koalicionit ndërkombëtar, ka konfiskuar një sasi të madhe municioni që i përkiste grupeve terroriste PKK/PYD, gjatë shpëtimit të fshatit Amarne, raporton Anadolu Agency (AA). 

Operacioni "Mburoja e Eufratit" i mbështetur nga forcat turke dhe ato të koalicionit është duke vazhduar për shpëtimin e rajoneve në veri të Sirisë nga grupet terroriste. 

Përparimi i ULS-së është duke vazhduar në jug pas shpëtimit të Jarabulus-it nga organizata terroriste DAESH. Në këtë kuadër ULS ka shpëtuar edhe fshatin Amarne i cili ndodhej në duart e krahut të armatosur të organizatës terroriste PKK, PYD.

Ushtarët e ULS-së kanë neutralizuar militantët e PYD-së. Ndërkohë në fshat janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e madhe municioni i të gjitha llojeve. 

Në një deklaratë për gazetarin e AA, komandanti i grupit Nurettin Zengi, Ahmet Genxho tha se kontrolli i fshatit Armarne është në duart e tyre. 

Duke theksuar se militantët e grupit terrorist PYD janë neutralizuar, Genxho tha se në këtë operacion është sekuestruar një sasi e madhe municioni.

Ai tha se kjo organizatë terroriste është munduar të përdorë popullin vendas si mburojë dhe më pas shtoi: "Neutralizuam terroristët. Shpëtuam civilët."

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın