Bota

Kongresi Amerikan ndryshon rregullat e privatësisë së internetit

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka pranuar projektligjin i cili anulon "rregullat lidhur me ruajtjen e sigurisë së të dhënave personale në internet"

Hakan Çopur  | 29.03.2017 - Përdıtësım : 29.03.2017
Kongresi Amerikan ndryshon rregullat e privatësisë së internetit

Washington

WASHINGTON (AA) - Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka pranuar projektligjin i cili anulon "rregullat lidhur me ruajtjen e sigurisë së të dhënave personale në internet" të cilat ishin miratuar nga Komisioni Federal i Komunikimit (FCC) në ditët e fundit të mandatit të presidentit paraprak amerikan, Barack Obama, raporton Anadolu Agency (AA).

Projektligji i pranuar në Dhomën e Përfaqësuesve me 205 vota kundër dhe 215 pro, prek rregulloren e cila ishte në favor të përdoruesve për sa i përket sigurisë së të dhënave personale në internet dhe parandalonte në masë të madhe mbledhjen dhe shitjen e të dhënave nga përdoruesit pa leje.

Kjo rregullore, e miratuar nga FCC në ditët e fundit të mandatit të Obamas e cila ende nuk ka hyrë në përdorim, do të largohet në rast se projektligji në fjalë nënshkruhet nga presidenti amerikan Donald Trump dhe ligjësohet.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.