Bota

Kremlini: Deklarata e Trumpit për NATO-n e drejtë

"Mbështesim mendimin se NATO është një mbetje e së kaluarës. Këtë gjë e kemi thënë prej kohësh."

Hakan Ceyhan Aydoğan  | 16.01.2017 - Përdıtësım : 16.01.2017
Kremlini: Deklarata e Trumpit për NATO-n e drejtë

Moskë

MOSKË (AA) - Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitriy Peskov, në lidhje me deklaratën e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump mbi NATO-n, ka thënë se pajtohen me të, raporton Anadolu Agency (AA). 

Në një konferencë për mediat, Peskov ka thënë: "Mbështesim mendimin se NATO është një mbetje e së kaluarës. Këtë gjë e kemi thënë prej kohësh. Nuk është e mundur që NATO të emërtohet si një sistem bashkëkohor që i përgjigjet sigurisë dhe idealeve të stabilitet."

Trump në një intervistë dhënë për gazetën gjermane Bild pyetjes se "A e kuptoni frikën e Rusisë dhe të qytetarëve të Evropës Lindore?", i është përgjigjur: "Patjetër që e di. E kuptoj se çfarë kanë përjetuar. Prej kohësh them këtë që NATO ka probleme. NATO është vjetruar, pasi siç e dini është një strukturë e formuar shumë vite më parë. Nga ana tjetër vendet anëtare nuk paguajnë ato që u takojnë. Kur unë thash që NATO është vjetruar u gjenda në qendër të reagimeve. Është vjetruar edhe pse nuk ka mundur të bëjë gjë kundër terrorizmit."

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın