Bota

"Kriza në Siri, pika kryesore e takimit Erdoğan-Putin në Soçi"

Yuriy Ushakov tha se kriza e Sirisë do të jetë pika kryesore e rendit të ditës në takimin që liderët turq dhe rusë do të zhvillojnë javën e ardhshme në Soçi

Emre Gürkan Abay  | 08.11.2017 - Përdıtësım : 08.11.2017
"Kriza në Siri, pika kryesore e takimit Erdoğan-Putin në Soçi"

Moskë

MOSKË (AA) - Këshilltari i Kremlinit për politikën e Jashtme, Yuriy Ushakov tha se kriza e Sirisë do të jetë pika kryesore e rendit të ditës në takimin që liderët turq dhe rusë do të zhvillojnë javën e ardhshme në Soçi të Rusisë, raporton Anadolu Agency (AA).

"Gjithashtu pritet që në takim të diskutohen edhe përgatitjet për Kongresin e dialogut kombëtar sirian", tha Ushakov.

Në një deklaratë pët gazetarët në kryeqytetin rus, Moskë, Ushakov ka bërë disa vlerësime në lidhje me takimin që do të zhvillohet mes presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan dhe presidentit rus Vladimir Putin më 13 nëntor në qytetin Soçi.

Pasi ka vënë në dukje se do të diskutohen në mënyrë të detajuar marrëdhëniet Turqi-Rusi të cilat kanë arritur një përshpejtim të rëndësishëm dhe të cilat janë kthyer në periudhën para krizës, Ushakov tha se "Pika kryesore e bisedimeve do të jenë çështjet në lidhje me zgjidhjen e krizës në Siri".

Ndër të tjera Ushakov ka theksuar se përgatitjet në lidhje me takimin e planifikuar për t'u mbajtur në Soçi si "Kongresi i dialogut kombëtar sirian" është në mesin e çështjeve të mundshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.