Bota

Kryeministri i Turqisë vizitë në Gjermani, takim me Merkel

Kryeministri Yıldırım ndodhet në Gjermani, për të marrë pjesë në Konferencën e 53-të Ndërkombëtare të Mynih-ut për Sigurinë

Sinan Uslu  | 18.02.2017 - Përdıtësım : 18.02.2017
Kryeministri i Turqisë vizitë në Gjermani, takim me Merkel

Mynih

MYNIH (AA) - Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, ndodhet për vizitë në Gjermani, për të marrë pjesë në Konferencën e 53-të Ndërkombëtare të Mynih-ut për Sigurinë. Yıldırım në këtë kuadër është takuar me Kancelaren gjermane, Angela Merkel, raporton Anadolu Agency (AA).

Takimi Yıldırım-Merkel është zhvilluar në hotelin Bayerischer Hof, në Münih dhe ka zgjatur rreth 50 minuta.

Në këtë takim kryeministri i Turqisë është shoqëruar nga kryenegociatori i Turqisë dhe ministri për Çështjet e BE-së, Ömer Çelik, ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Sporteve dhe Rinisë, Akif Çağtay Kılıç dhe ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare, Fikri Işık.

Në kuadër të takimeve Kryeministri i Turqisë është takuar edhe me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, takim ky i cili ka zgjatur rreth një orë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.