Bota

Libani thirrje për embargo ndaj SHBA-ve

Ministri i Punëve të Jashtme i Libanit, Gebran Bassil, bëri thirrje për vendosje të embargos ndaj SHBA-ve

Halid İbrahim, Zeynep Tüfekçi  | 10.12.2017 - Përdıtësım : 10.12.2017
Libani thirrje për embargo ndaj SHBA-ve

Kajro

KAJRO (AA) – Ministri i Punëve të Jashtme i Libanit, Gebran Bassil, i bëri thirrje botës arabe për vendosjen e embargos ekonomike ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), raporton Anadolu Agency (AA).

Me kërkesë të Palestinës dhe Jordanisë, në Kajro të Egjiptit, u mbajt takim i jashtëzakonshëm i ministrave të punëve të jashtme të Ligës Arabe, ku tema kryesore ka qenë vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për të njohur Kudsin si "kryeqytet të izraelit".

Bassil bëri thirrje për vendosje të embargos ndaj SHBA-ve, presidenti i së cilës vendosi që ambasada e këtij vendi në Izrael të transferohet nga Tel Avivi në Kuds. Krahas kësaj, ministri i Punëve të Jashtme i Libanit konsideron se nevojitet të vendosen të gjitha masat diplomatike dhe politike.

Ministri i Punëve të Jashtme i Katarit Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani, paralajmëroi se ky vendim i Trumpit mund të jetë shkak i vendimeve tjera të cilat do të jenë kërcënim për botën islame dhe arabe. Al-Thani i bëri thirrje Ligës Arabe që të hartojë një plan aksional kundër vendimit të Trumpit kur është fjala për Kudsin.

Ministri i Punëve të Jashtme i Egjiptit, Sameh Shoukry, tha se ky hap i Trumpit mund të ketë pasoja. Shoukry tha se populli palestinez ka të drejtë të mbrojë territorin e tij.

Mbështetje për Palestinën shprehu edhe ministri i Punëve të Jashtme i Algjerisë, Abdelkader Messahel, i cili konsideron se vendimi i Trumpit mund të ketë pasoja serioze në mjedisin jostabil, ku gjendet rajoni.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın