Bota

Liderët e NATO-s do të diskutojnë për luftën kundër terrorizmit

Në takimin i cili do të fillojë me ceremoninë e "dorëzimit" të selisë së NATO-s dhe i cili do të përfundojë me darkën mes liderëve, Turqia do të përfaqësohet nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan

Şerife Çetin  | 24.05.2017 - Përdıtësım : 25.05.2017
Liderët e NATO-s do të diskutojnë për luftën kundër terrorizmit

Bruksel

BRUKSEL (AA) - ŞERİFE ÇETİN

Takimi i krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të NATO-s do të zhvillohet ditën e nesërme në selinë e re të NATO-s, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të 28 anëtarëve të saj. Liderët do të diskutojnë për luftën kundër terrorizmit, si temën kryesore të takimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në takimin i cili do të fillojë me ceremoninë e "dorëzimit" të selisë së NATO-s dhe i cili do të përfundojë me darkën mes liderëve, Turqia do të përfaqësohet nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan.

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan në kuadër të vizitës së tij në Bruksel do të takohet edhe me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe presidentin e komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker.

Në takimin ku presidenti amerikan Donald Trump do të takohet për herë të parë me zyrtarët e lartë evropianë dhe liderët e tjerë të vendeve të NATO-s, krahas presidentit të ri francez Emmanuel Macron, kryeministres britanike Theresa May dhe kancelares gjermane Angela Merkel do të marrin pjesë edhe shumë liderë të tjerë.

Ndërsa në anën tjetër bëhet e ditur se nën organizimin e universitetit Ghent që prej një kohe të gjatë janë bërë përgatitje për të protestuar kundër politikave të Trump, ku parashikohet për zhvillimin e një proteste me pjesëmarrje të lartë.

Tema kryesore, lufta kundër terrorizmit dhe shpenzimet e mbrojtjes

Në takim si dy tema kryesore, do të diskutohet për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes dhe roli i mundshëm i NATO-s në kuadër të luftës ndërkombëtare kundër terrorizmit. Një zyrtar i lartë i NATO-s në një deklaratë për gazetaren e AA-së ka theksuar se do të vendoset përfshirja apo jo e NATO-s në koalicionin ndërkombëtar kundër DEASH-it. Ai është shprehur gjithashtu se në lidhje me këtë çështje ka ende disa vende që janë në hezitim, por se shpreson që do të jepet një vendim pozitiv.

Duke vënë në dukje se të gjithë aleatët, anëtarë të NATO-s janë anëtarë të koalicionit ndërkombëtarë kundër DEASH-it, zyrtari i NATO-s është shprehur se pjesëmarrja e NATO-s si anëtare në koalicion e cila ndodhet vetëm në statusin e vëzhguesit do të ofrojë kontribut për rritjen e efektivitetit në koordinim.

Pas sulmit terrorist të kryer ditën e djeshme në qytetin Machester të Britanisë pritet që të vijë një mbështetje më e madhe nga aleatët që NATO të jetë më aktive në çështjen e luftës ndërkombëtare kundër terrorizmit.

Ndërsa rritja e shpenzimeve të mbrojtjes ndodhet në mesin e çështjeve të ngritura që prej fushatës zgjedhore nga Presidenti i SHBA-ve, Trump. Në kuadër të premtimit angazhimit për mbrojtjen që aleatët e NATO-s kanë marrë në Samitin e Uellsit 2014 është e nevojshme që çdo anëtar të ndajë për mbrojtjen të paktën 2 për qind të produktit të brendshëm bruto të tyre.

Ndër të tjera zyrtari i lartë i NATO-s ka theksuar se sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në takimin e tij me Trump gjatë vizitës në SHBA ka sjellë sërish në rendin e ditës çështjen e shpenzimeve për mbrojtjen dhe se presidenti amerikan është shprehur "NATO ndodhet në një rrugë të mirë, ka shënuar përparime në këtë çështje dhe se është i kënaqur".

Ndër të tjera pasi ka rikujtuar se aleatët e NATO-s vitin e kaluar kanë shënuar "një rritje totale prej 3,8 për qind" në shpenzimet e mbrojtjes, zyrtari tha se "Ky nuk është një përparim ku mund të themi se kemi arritur çdo gjë, kemi arritur qëllimin, por është një zhvillim i cili tregon se jemi në rrugën e mirë."

Një mesin e temave të cilat priten të diskutohen në takimin e liderëve janë edhe marrëdhëniet NATO-Rusi, forcimi i sistemeve mbrojtëse të Afganistanit dhe Libisë si dhe çështjet për zhvillimin e marrëdhënieve me vendet e Ballkanit.

Duke theksuar se takimi është një mesazh politik, zyrtari i NATO-s tha se liderët nëpërmjet takimit do të konfirmojnë se lidhja e fortë transatlantike mbetet ende e vlefshme dhe gjithashtu se është i vlefshëm ende uniteti dhe solidarizimi mes aleatëve të NATO-s. 








Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.