Bota

Londër, në sulmin e sotëm terrorist 4 të vdekur 20 të plagosur

Sipas deklaratës së spitalit bëhet e ditur se si rezultat i të shtënave me armë, një grua ka humbur jetën, kurse gjendja shëndetësore e disa të plagosurve është e rëndë

Gökhan Kurtaran  | 22.03.2017 - Përdıtësım : 22.03.2017
Londër, në sulmin e sotëm terrorist 4 të vdekur 20 të plagosur

Londër

LONDËR (AA) - Në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, Londër, pas të shtënave në afërsi të Parlamentit të Britanisë sipas një deklarate nga spitali Sir Thomas njoftohet se një grua ka humbur jetën, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas deklaratës së spitalit bëhet e ditur se si rezultat i të shtënave me armë, një grua ka humbur jetën, kurse gjendja shëndetësore e disa të plagosurve është e rëndë.

Në deklaratën e spitalit nuk njoftohet lidhur me numrin e të plagosurve, kurse mediat britanike thonë se në rajon ka së paku dy të plagosur. Policia vendase kishte njoftuar se në afërsi të Parlamentit kishte të shtëna me armë nga person ose persona të paidentifikuar.

Dëshmitarët e ngjarjes janë shprehur se sulmuesit së pari ishin në një veturë drejt rrugës në urën Westminister, të cilën pastaj ia drejtuan qytetarëve, kurse më pas ata kanë gjuajtur me armë në mënyrë të rastësishme.

Pas sulmit i cili ndodhi, u pa se qytetarët u munduan të largohen me vrap nga vendi i ngjarjes.

Lideri i Dhomës së Përfaqësuesve, David Lidington, konfirmoi se një polic brenda parlamentit është qëlluar me thikë.

Pas sulmit, forcat e sigurisë morën gazetarët në mes të të cilëve ndodhej edhe gazetari i AA-së në një vend të sigurtë.

Sipas deklaratave të policisë britanike njoftohet se sipas të dhënave të para kjo ngjarje shihet si një sulm terrorist.

Ndërkaq nga në një deklaratë nga rajoni Scotland Yard u kërkua që qytetarët të mos qëndrojnë në afërsi të parlamentit, të Whitehall ku ndodhen ministritë, të urave Westminster dhe Lambeth, si dhe të rrugës Victoria.

Mbi ndërtesën e parlamentit britanik po fluturojnë helikopterët, kurse forcat e sigurisë me dyshimin se mund të ketë sulme të reja terroriste dhanë pushim në zbrazjen graduale të parlamentit.

Në anën tjetër njoftohet se kryeministrja Theresa May me automjetin e saj zyrtar është sjellë në ndërtesën zyrtare “Number 10” dhe se po i ndjek zhvillimet nga ky vend.

Londër, në sulmin e sotëm terrorist 4 të vdekur 20 të plagosur

Në sulmin e sotëm terrorist në Londër kanë vdekur 4 persona, më mesin e të cilëve edhe një polic dhe janë plagosur 20 të tjerë, konfirmon policia.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın