Bota

"Luanët e djalit të Sadam Huseinit kërkojnë ditët me privilegje"

Luanët e Udejit, të cilët pas okupimit amerikan të Irakut ishin lënë në kopshtin zoologjik të Parkut Zevra nga ushtarët amerikanë, kërkojnë ditët me furnizime para vitit 2003

Haydar Hadi  | 27.03.2017 - Përdıtësım : 28.03.2017
"Luanët e djalit të Sadam Huseinit kërkojnë ditët me privilegje"

Bagdad

BAGDAD (AA) - Luanët e llojit të rrallë për të cilët në Zonën e Gjelbër dikur kujdesej i biri i madh i liderit të përmbysur irakian Sadam Husein, Udej Sadam Husein, aktualisht ruhen në Parkun Zevra të Bagdadit, shkruan Anadolu Agency (AA).

Luanët e Udejit, të cilët pas okupimit amerikan të Irakut ishin lënë në kopshtin zoologjik të Parkut Zevra nga ushtarët amerikanë, kërkojnë ditët me furnizime para vitit 2003.

Në një kohë, luanët ruheshin në pallatet e Zonës së Gjelbër dhe posedonin të gjitha prioritetet, kurse tani për ta kujdesët Kryebashkia e Bagdadit, ndërkohë që për mirëmbajtjen e tyre kujdeset Nebil Xhuburi, punonjës në Kryebashkinë e Bagdadit.

Duke folur për AA, Xhuburi tregoi se katër muaj pas okupimit në vitin 2003, ushtarët amerikanë kishin sjellë luanët në Parkun Zevra me automjete të mekanizuara. Xhuburi rrëfen se disa herë ka patur tentativa për rrëmbimin e luanëve të cilët për një kohë kishin qëndruar në Zonën e Gjelbër.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın