Bota

Mali, 50 të vdekur nga shpërthimi i bombës

Policia lokale ka konfirmuar se sulmin e ka kryer një sulmues vetëvrasës i cili aktivizoi eksplozivin në makinë në kampin në Gao, ku janë vendosur ushtarët e Malit

Ekip  | 18.01.2017 - Përdıtësım : 18.01.2017
Mali, 50 të vdekur nga shpërthimi i bombës

Gao

GAO (AA) - Numri i të vdekurve në sulmin e sotëm, i cili ndodhi në një kamp ushtarak në Mali është rritur në 50, ndërsa më shumë se 100 janë plagosur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia lokale ka konfirmuar se sulmin e ka kryer një sulmues vetëvrasës i cili aktivizoi eksplozivin në makinë në kampin në Gao, ku janë vendosur ushtarët e Malit, dhe qindra ish-luftëtarë të cilët kanë nënshkruar marrëveshje paqeje me qeverinë. Në kamp kishte edhe paqeruajtës të OKB-së.

Mediat kanë raportuar se edhe dy orë pas shpërthimit, në vendin e ngjarjes ka ambulanca dhe trupa të copëtuara të shtrira në tokë. Të plagosurit në gjendje kritike janë transportuar në spitalet e afërta.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın