Bota

Shpërthimi në Manchester, të paktën 22 të vdekur

Në shpërthim janë plagosur 51 persona ndërsa në mesin e atyre që pësuan ka edhe të mitur. Në hetim janë përfshirë më shumë se 400 policë

Ahmet Gürhan Kartal  | 23.05.2017 - Përdıtësım : 23.05.2017
Shpërthimi në Manchester, të paktën 22 të vdekur Foto: AA/Lindsey Parnaby

Lond

LONDËR (AA) – Zyrtarët policorë në Manchester të Britanisë së Madhe njoftuan se gjatë shpërthimit të mbrëmshëm në koncertin e Ariana Grande në Manchester Arena, humbën jetën 22 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Shefi i policisë Ian Hopkins deklaroi sot në mëngjes se sulmin e ka kryer një sulmues vetëvrasës i cili aktivizoi mjetin shpërthyes ndërsa hetimi vazhdon mbi këtë rast i cili trajtohet si sulm terrorist.

Në shpërthim janë plagosur 51 persona ndërsa në mesin e atyre që pësuan ka edhe të mitur. Në hetim janë përfshirë më shumë se 400 policë.

SHBA-të, Gjermania, Franca dhe shumë vende tjera dënuan sulmin e mbrëmshëm në Manchester.

Edhe shefi i diplomacisë turke Mevlüt Çavuşoğlu sot në mëngjes deklaroi se Republika e Turqisë në mënyrë të ashpër dënon sulmin në Manchester dhe dërgoi mesazh ngushëllimi për qeverinë dhe popullin e Britanisë së Madhe.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın