Bota

"Marrëdhëniet gjermano-turke të mira por edhe me periudha të vështira"

Ai u përqendrua në marrëdhëniet gjermano-turke për të cilat tha se në dekadën e fundit kanë qenë shumë të mira, por njëkohësisht edhe shumë periudha të vështira dhe të këqija

Erbil Başay  | 20.07.2017 - Përdıtësım : 20.07.2017
"Marrëdhëniet gjermano-turke të mira por edhe me periudha të vështira"

Berlin

BERLIN (AA) – Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel deklaroi sot në Berlin se nevojitet që shteti i tij të rishqyrtojë politikën ndaj Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Pasi ndërpreu pushimin vjetor dhe arriti në Berlin, Gabriel sot mbajti konferencë për media në selinë e ministrisë.

Ai u përqendrua në marrëdhëniet gjermano-turke për të cilat tha se në dekadën e fundit kanë qenë shumë të mira, por njëkohësisht edhe shumë periudha të vështira dhe të këqija. Sipas tij, marrëdhëniet mes dy vendeve janë të tilla edhe sot.

Gabriel shtoi se "Në periudhat e këqija në marrëdhëniet mes dy vendeve kanë reflektuar mospajtimet por edhe paragjykimet nga të dyja palët". Gabriel theksoi se të dyja palët treguan se arrinin të gjejnë zgjidhje kur janë në pyetje periudha të këqija dhe kriza.

Shefi i diplomacisë gjermane tha se vendi i tij nuk u është përgjigjur akuzave të pretenduara.

“Doemos duhet të rishqyrtojmë politikën tonë ndaj Turqisë. Nuk mund të thërrasim në investime në vendin ku askush nuk ka siguri juridike. Në këtë kuptim, nuk e shoh se si qeveria federale do të jep siguri për realizimin e investimeve gjermane”, porositi Gabriel.

Gjykata e Turqisë të martën ka mbajtur gjashtë persona, mes të cilëve edhe shtetasin gjerman Peter Steudtner, nën akuzën për ndihmë të organizatave terroriste.

Pas vendimit që Steudtner të qëndrojë në paraburgim u prononcua Ministria gjermane e Punëve të Jashtme, e cila i bëri thirrje autoriteteve turke që të lirojnë shtetasin gjerman, duke i quajtur akuzat kundër grupit “absurd”.

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë pas kësaj u prononcua se deklaratat e zyrtarëve gjermanë janë të papranueshme, ku edhe njëherë tregojnë se ekzistojnë standarde të dyfishta.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın