Bota

Me fitoren ndaj Realit, Fenerbahçe avancon në finale të Final-four

Turqit e fituan ndeshjen me rezultatin përfundimtar 84:75

Bedrudin Brlyavac  | 20.05.2017 - Përdıtësım : 21.05.2017
Me fitoren ndaj Realit, Fenerbahçe avancon në finale të Final-four

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Ekipi turk i Fenerbahçes, mbrëmë në sallën "Sinan Erdem" në Stamboll, në gjysmëfinalen e dytë të garës më të madhe të basketbollit evropian për klube, “Turkish Airlines Euroleague” mundi Real Madridin me rezultatin 84:75 dhe kështu fitoi një vend në finale, në të cilën i pret Olympiakosi grek, raporton Anadolu (AA).

Çerekun e parë Fenerbahçe e mbylli me një lojë të mirë, e cila turqve u solli një avantazh prej 21:13.

Edhe në çerekun e dytë Feneri vazhdoi të shfaq një lojë të mirë duke e mbyllur me rezultatin 23:21, për çka në pushimin e madh u shkua me rezultatin e përgjithshëm 44:34.

Edhe çereku i tretë u takoi turqve me rezultatin 19:16, ndërsa spanjollët e Realit të Madridit arritën të dalin më të mirë vetëm në çerekun e katërt me rezultatin 25:21, që bëri që ndeshja të përfundojë me fitore të Fenerbahçes me rezultatin përfundimtar 84:75.

Në ndeshjen e parë gjysmëfinale Olympiakosi mposhti rusët e CSKA Moskë me rezultatin 82:78.

Loja për vendin e tretë do të luhet më 21 maj në ora 17:00, ndërsa ndeshja finale është planifikuar në të njëjtën natë në orën 20:00. 



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın