Bota

Merkel dhe Macron bisedë telefonike me Putin

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës Emmanuel Macron në një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë Vladimir Putin kanë diskutuar për çështjen e Gutës Lindore në Siri

Erbil Başay  | 25.02.2018 - Përdıtësım : 26.02.2018
Merkel dhe Macron bisedë telefonike me Putin

Berlin

BERLIN (AA) – Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës Emmanuel Macron në një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë Vladimir Putin kanë diskutuar për çështjen e Gutës Lindore në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert në një deklaratë me shkrim tha se në bisedën telefonike të tre liderëve është mirëpritur vendimi i djeshëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) për armëpushim të paktën 30 ditor për të gjitha palët në Siri, veçanërisht për ofrimin e mundësisë së hyrjes së ndihmave humanitare dhe të evakuimeve sidomos në rajonet ku përleshjet janë intensive.

Duke thënë se Merkel dhe Macron kanë theksuar rëndësinë e zbatimit të shpejtë dhe të plotë të vendimit, Seibert shtoi se liderët gjerman dhe francez i kanë bërë thirrje Rusisë që të bëjë presion maksimal regjimit sirian për t’i ndaluar sulmet ajrore dhe përleshjet.

Seibert thotë Merkel dhe Macron kanë shprehur se armëpushimi përbën themelin e përpjekjeve për zgjidhje politike në kuadër të takimeve për paqe në Gjenevë.

Në anën tjetër në një deklaratë nga Kremlini thuhet se presidenti i Rusisë Putin gjatë kësaj bisede ka nënvizuar se armëpushimi nuk përfshin operacionet ndaj grupeve terroriste në Siri.







Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.