Bota

Merkel: Nuk pajtohem me vendimin e SHBA-së për Jerusalemin

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se nuk pajtohet me vendimin e presidentit të SHBA-së Donald Trump që Jerusalemi të njihet si kryeqytet i Izraelit

Evren Aydemir  | 08.12.2017 - Përdıtësım : 08.12.2017
Merkel: Nuk pajtohem me vendimin e SHBA-së për Jerusalemin Fotoreporter: Cüneyt Karadağ / AA

Berlin

BERLIN (AA) - Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se Gjermania nuk pajtohet me vendimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).

"Ne ndjekim rezolutën e OKB-së në këtë drejtim. Sipas këtyre rezolutave janë planifikuar edhe diskutime mbi statusin e Jerusalemit, në kuadër të negociatave që synojnë krijimin e dy shteteve. Dëshira jonë është intensifikimi i këtij procesi, por në këtë kontekst nuk pajtohemi me vendimin që është marrë mbrëmë", tha Merkel para gazetarëve pas takimit të mbrëmshëm në Berlin me kryeministrin e Qeverisë Libiane të Unitetit Kombëtar Fayez al-Sarraj.

E pyetur për vendimin e Trumpit për Jerusalemin, Merkel u përgjigj se vendet evropiane mund të japin përpjekjet e nevojshme në Lindjen e Mesme, megjithatë duke shtuar se për të patur sukses të plotë nevojitet përfshirja e SHBA-së.

"Evropa atje mund të marrë disa iniciativa, por për këtë i nevojiten edhe SHBA-të", tha kancelarja gjermane.

Ajo gjithashtu shtoi se Gjermania dëshiron të mbështesë Libinë në çështjen e migracionit të paligjshëm.

"Nuk duam që Libia të bëhet një lodër e intereseva ndërkombëtare", tha Merkel.

Al-Sarraj kritikoi gjithashtu vendimin e presidentit amerikan në lidhje me Jerusalemin.

"Ne mbështesim çështjen palestineze. Në këtë drejtim, nuk mund të sillen vendime të njëanshme. Ky vendim përbën një kërcënim për paqen në rajon. Në të njëjtën kohë mund të shkaktojnë konflikte dhe kaos më të madh", ka thënë Al-Sarraj.

Trump në një konferencë për media të mbajtur të mërkurën mbrëma ka thënë se ka ardhur koha që Jerusalemi zyrtarisht të njihet si kryeqytet i Izraelit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın