Bota

Merkel porosit SHBA-të: Të mbështesim dhe të forcojmë shumanshmërinë

Jam thellësisht e bindur se ia vlenë që luftojmë për strukturat tona të përbashkëta ndërkombëtare shumëpalëshe, por ato duhet që t'i përmirësojmë në shumë vende, tha Merkel

Ekip  | 18.02.2017 - Përdıtësım : 18.02.2017
Merkel porosit SHBA-të: Të mbështesim dhe të forcojmë shumanshmërinë

Munih

MUNIH (AA) – Kancelarja gjermane Angela Merkel theksoi nevojën për të ruajtur dhe për të forcuar strukturat multilaterale si Bashkimi Evropian, NATO dhe Kombet e Bashkuara, duke ju drejtuar konferencës ku i pranishëm është edhe Mike Pence, Zv/presidenti i SHBA-ve, raporton Anadolu Agency (AA).

Deklarata e Merkelit në konferencën mbi sigurinë në Munih të shtunën, vjen në kohën kur janë shfaqur disa shqetësime në lidhje me qasjen e administratës së Trump për punë të jashtme dhe frikës për rënie të interesit për angazhime në forumet multilaterale.

Merkel ka thënë se "angazhimi i përbashkët forcon të gjithë", por gjithashtu pranoi se "duhet të shohim se strukturat shumëpalëshe në shumë vende nuk janë efikase".

"Jam thellësisht e bindur se ia vlenë që luftojmë për strukturat tona të përbashkëta ndërkombëtare shumëpalëshe, por ato duhet që t'i përmirësojmë në shumë vende", tha Merkel.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.