Bota

Merkel thirrje për avancimin e sistemit të përbashkët të azilit në BE

Në një video-mesazh, Merkel theksoi se kjo çështje është një nga prioritetet e saj dhe shpreson se avancimi mund të arrihet deri në qershor

Ekip  | 17.02.2018 - Përdıtësım : 17.02.2018
Merkel thirrje për avancimin e sistemit të përbashkët të azilit në BE

Berlin

BERLIN (AA) - Kancelarja gjermane, Angela Merkel dëshiron që Bashkimi Evropian (BE) të bëjë përparim në sistemin e përbashkët të azilit, duke paralajmëruar se vendet anëtare që presin mbështetjen financiare të bllokut duhet të tregojnë solidaritet edhe kur bëhet fjalë për emigrantët, raporton Anadolu Agency (AA).

Merkel në një video-mesazh të shtunën para takimit joformal të liderëve të BE-së javën e ardhshme, tha se kjo çështje është një nga prioritetet e saj dhe shpreson se përparimi do të arrihet deri në qershor.

Gjatë disa viteve të fundit, Gjermania ka pranuar mbi një milion njerëz që kërkojnë strehim nga lufta dhe persekutimi, dhe për këtë shkak është përballur me probleme në buxhetin e shtetit dhe popullaritetin në rritje të partive anti-emigrante.

Ndërkohë që disa vende të tjera të BE-së, si Suedia, Greqia dhe Italia, kanë marrë një barrë të rëndë mbi krizën e emigrantëve, disa vende anëtare të BE-së, kryesisht nga lindja, kanë refuzuar të pranojnë një numër të madh të emigrantëve.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın