Politikë, Bota

Ministrat e BE-së i kërkojnë Britanisë dalje të shpejtë nga Unioni

Ministrat e Jashtëm të gjashtë shteteve themeluese të BE-së kërkuan që sa më shpejtë të fillojë procesi i daljes së Britanisë së Madhe nga Unioni

Erbil Başay, Barış Seçkin  | 25.06.2016 - Përdıtësım : 26.06.2016
Ministrat e BE-së i kërkojnë Britanisë dalje të shpejtë nga Unioni ( Mehmet Kaman - Anadolu Agency )

Berlin

BERLIN (AA) - Ministrat e Jashtëm të gjashtë shteteve themeluese të BE-së të cilat u takuan në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin kërkuan që sa më shpejtë të fillojë procesi i daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA).

Shefat e diplomacive të Gjermanisë, Francës, Holandës, Italisë, Belgjikës dhe Luksemburgut, Frank-Walter Steinmeier, Jean-Marc Ayrault, Bert Koender, Paolo Gentiloni, Didier Renyders dhe Jean Asselborn, u takuan në Villa Borsig të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë për të biseduar mbi rezultatet e Britanisë për dalje nga BE-ja.

Steinmeier në deklaratën e tij pas takimit, theksoi se e respektojnë rezultatin e referendumit në Britani dhe se pas këtij rezultati kuptojnë se ky vend duhet të merret me punët e saj të brendshme.

Por, Steinmeier tha se pas rezultatit në Britani ky vend duhet të fillojë negociatat duke e zbatuar nenin e 50-të të Marrëveshjes së Evropës për dalje nga BE-ja. "Procesi duhet të fillojë sa më shpejtë derisa nuk është bllokuar", tha ai.

Steinmeir theksoi se në mbledhje kanë deklaruar që shtetet evropiane të mbahen së bashku meqë kjo është një detyrë e përbashkët.

Nga ana tjetër ministri i Jashtëm i Francës Ayrault tha se populli britanik në mënyrë të hapur ka treguar qëndrimin e tij. "Kryeministri britanik Cameron e mori këtë përgjegjësi dhe tashmë duhet ti vuaj pasojat. As vet ai nuk i priste këto rezultate", shtoi ministri francez.

Ayrault kërkoi që në mënyrë të shpejtë të zbatohet neni i 50-të. "Tashmë nuk mund të lejojmë që të fillojë një periudhë e cila do të ketë mosbesim", tha ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın