Bota

Ministrat e Jashtëm të Rusisë, Iranit dhe Sirisë takohen në Moskë

Lavrov theksoi se gjatë takimit është diskutuar në lidhje me luftën kundër terrorizmit në Siri, gjendjen humanitare dhe procesin politik

Hakan Ceyhan Aydoğan  | 28.10.2016 - Përdıtësım : 29.10.2016
Ministrat e Jashtëm të Rusisë, Iranit dhe Sirisë takohen në Moskë

Moskë

MOSKË (AA) – Ministri rus i Punëve të Jashtme Sergei Lavrov, ai i Iranit Xhevad Zarif dhe i Sirisë Velid Mualim kanë zhvilluar një takim trepalësh në Moskë. Tre ministrat u mblodhën pas takimeve të ndara të Lavrovit me Zarif dhe Mualim, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në konferencën e përbashkët për media pas takimit, Lavrov theksoi se gjatë takimit është diskutuar në lidhje me luftën kundër terrorizmit në Siri, gjendjen humanitare dhe procesin politik.

Lavrov tha se në takim ka ritheksuar edhe një herë mbështetjen ruse ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë, duke shtuar se janë të të njëjtit mendim se kriza nuk mund të zgjidhet ndryshe përpos në mënyrë diplomatiko-politike.

Duke hedhur përgjegjësinë mbi SHBA-të për mosarritjen e marrëveshjes për ndalimin e luftimeve në Siri, Lavrov u shpreh se “Pika kyçe e marrëveshjes sonë me SHBA-të ishte ndarja e opozitarëve nga grupet terroriste. Megjithatë, kjo nuk u realizua gjatë këtyre shtatë ditëve. Aktualisht, Rusia dhe forcat e regjimit nuk po fluturojnë mbi Halep prej dhjetë ditësh. Gjatë kësaj periudhe kjo ndarje mund të bëhej në zonat lindore të Halepit, megjithatë, ne nuk po shohim asnjë hap në këtë dretjim".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın