Bota

MPJ e Gjermanisë reagon për dokumentin e ri të Hamasit

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë Martin Schaefer tha se mirëpret atë që në Dokumentin e Ri të Hamasit është hequr dorë prej disa nga kërkesave radikale

Evren Aydemir  | 03.05.2017 - Përdıtësım : 03.05.2017
MPJ e Gjermanisë reagon për dokumentin e ri të Hamasit

Berlin

BERLIN (AA) - Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë Martin Schaefer tha se mirëpret atë që në Dokumentin e Ri të Hamasit është hequr dorë prej disa nga kërkesave radikale, por shtoi se në atë dokument ende ka çështje të shumta të cilat nuk mund të pranohen, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për media të organizuar sot në Berlin, Schaefer vlerësoi dokumentin në fjalë, duke thënë se Hamasi nuk është e gjithë lëvizja politike në Palestinë dhe se ajo përbën vetëm një pjesë të saj. Ai po ashtu bëri të ditur se po përcjellin nga afër procesin e takimit në Doha.

Duke theksuar se qeveria gjermane kritikon qëndrimin e Hamasit në Ripin e Gazës dhe se kjo është e njohur tanimë, Schaefer tha: “Shpresojmë se heqja dorë e Hamasit nga disa prej kërkesave radikale është një hap për një rrugë të drejtë. Kjo do të jetë e lidhur edhe me qëndrimin e Hamasit në procesin e Lindjes së Mesme. Qëndrimet dhe deklaratat duhet të përputhen me njëra tjetrën. Por, edhe në qoftë se do të ketë përputhje të plotë mes veprave dhe fjalëve, në këtë dokument ka çështje të shumta të cilat janë të papranueshme për ne. Besoj se edhe këtë duhet ta themi haptazi”.

Schaefer po ashtu vuri në dukje se rifillimi i procesit të Lindjes së Mesme është mjaft e rëndësishme për Gjemaninë, ku shtoi se nuk e di se nëse ky dokument do të ndihmojë për këtë.

Ndërkaq, lidhur me pyetjen se si e vlerëson themelimin e vendbanimeve të reja nga Izraeli në Jerusalemin Lindor, Schaefer tha se “Në të gjitha takimet tona me Izraelin ne kemi shprehur haptazi se themelimin e vendbanimeve e shohim së pari si të paligjshme dhe së dyti se kjo do të pengojë dialogun të cilin dëshirojmë të fillojë dhe të përfundojë me sukses që në këtë rajon të krijohen dy shtete”.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın