Bota

MPJ e Turqisë: Referendumi në veri të Irakut është i pavlefshëm

"Ne nuk e njohim këtë përpjekje, e cila nuk ka legjitimitet as nga aspekti i së drejtës ndërkombëtare as Kushtetutës së Irakut, as që ka ndonjë bazë tjetër ligjore", thuhet në një kumtesë të MPJ-së turke.

Ogün Duru  | 25.09.2017 - Përdıtësım : 25.09.2017
MPJ e Turqisë: Referendumi në veri të Irakut është i pavlefshëm

Ankara

ANKARA (AA) - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Turqisë tha të hënën se referendumi i cili sot mbahet në veri të Irakut, i organizuar me një vendimin të njëanshëm të qeverisë rajonale kurde, nga aspekti i rezultatit është i pavlefshëm, raporton Anadolu Agency (AA).

"Ne nuk e njohim këtë përpjekje, e cila nuk ka legjitimitet as nga aspekti i së drejtës ndërkombëtare as Kushtetutës së Irakut, as që ka ndonjë bazë tjetër ligjore", thuhet në një kumtesë të MPJ-së turke.

Në deklaratë thuhet se ky hap i qeverisë rajonale kurde vë në rrezik stabilitetin dhe paqen jo vetëm të Irakut, por të të gjithë rajonit.

MPJ e Turqisë po ashtu ka theksuar se referendumi patjetër do të ketë çmimin e tij, duke shtuar se në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Sigurisë të mbajtur më 22 shtator dhe mbledhjen e Këshillit të Ministrave janë caktuar sanksionet që do të zbatohen ndaj qeverisë rajonale kurde.

"Edhe një herë theksojmë se ne do të marrim të gjitha masat që burojnë nga e drejta ndërkombëtare dhe kompetencat e dhëna nga Parlamenti i Turqisë, në qoftë se disa elemente radikale dhe terroristë që mund të shfrytëzojnë mjedisin që do të krijohet pas referendumit për të shënjestruar sigurinë tonë kombëtare", thuhet në deklaratë.

Ndryshe, votuesit në zonat e kontrolluara nga qeveria rajonale kurde në veri të Irakut, përfshirë zonat e kontestuara midis Bagdadit dhe Erbilit, filluan votimin e tyre të hënën në "referendumin për shkëputje nga Iraku."

Iraku, Turqia, Irani, SHBA-të dhe OKB-ja e kanë kundërshtuar referendumin, duke thënë se kjo do ta shpërqendrojë luftën kundër organizatës terroriste DEASH dhe do ta destabilizojë më tej rajonin.

Presidenti i qeverisë rajonale kurde, Mesud Barzani ka thënë se vota "Po" nuk do të rezultojë në shpallje automatike të pavarësisë, por thjesht do të çojë në negociata të mëtejshme me Bagdadin. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın