Bota

Muftiu i Kosovës, Tërnava: Xhamia e Ibrit do të ndërtohet pas rivitalizimit të urës

Muftiu Tërnava tha se Bashkësia Islame e Kosovës nuk do të heq dorë nga ndërtimi i xhamisë po në atë pjesë ku ka qenë para luftës

Sibel Vezaj  | 27.09.2016 - Përdıtësım : 28.09.2016
Muftiu i Kosovës, Tërnava: Xhamia e Ibrit do të ndërtohet pas rivitalizimit të urës

Prishtinë

PRISHTINË (AA) - Muftiu i Kosovës, Naim Tërnava sot ka vizituar Mitrovicën, përkatësisht pjesën veriore të saj, ku po zhvillohet ndërtimi i urës mbi lumin e Ibrit, raporton Anadolu Agency.

Gjatë kësaj vizite, Tërnava i shoqëruar nga kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, u njoftua me punimet për rivitalizimin e urës. Tërnava gjithashtu një interes të veçantë ia kushtoi ndërtimit të xhamisë së Ibrit, e cila ishte djegur dhe shkatërruar gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Gjatë fjalimit të tij për media, ai u shpreh se Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) nuk do të heq dorë nga ndërtimi i xhamisë po në atë pjesë ku ka qenë para luftës. Ai shtoi se ajo do të ndërtohet pas përfundimit të rivitalizimit të urës.

Tërnava gjithashtu shprehu shqetësimin për deklaratat lidhur me ndërtimin e fushës së tenisit në këtë pjesë, i cili theksoi se parcela vakufnore ku ka qenë e ndërtuar xhamia nuk përfshihet në planet e fushës së tenisit.

Ai nënvizoi se pjesa ku ka qenë e ndërtuar xhamia është në pronën e BIK-ut dhe se i ka vijat e qarta.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.