Bota

Më shumë se një e treta e gjuhëve në botë janë në rrezik

Nga 7.100 gjuhët që fliten sot, 80 përqind fliten nga më pak se 100 mijë njerëz, kurse afër gjysma e tyre nga më pak se 2.500 njerëz

Meltem Bulur  | 20.02.2017 - Përdıtësım : 21.02.2017
Më shumë se një e treta e gjuhëve në botë janë në rrezik

Ankara

ANKARA (AA) - MELTEM BULUR - Nga afërsisht 7.100 gjuhët që fliten në botë, më shumë se 2.500 përballen me rrezikun e zhdukjes. Sipas asaj që Anadolu Agency (AA) ka arritur të përpilojë duke u bazuar në të dhënat e Kombeve të Bashkuara (OKB), më shumë se gjysma e 15 mijë gjuhëve që fliteshin nga shekulli XV janë zhdukur si pasojë e luftrave, gjenocideve, ndalesave dhe politikave asimiluese. Nga 7.100 gjuhët që përdoren aktualisht, katër-pesë mijë gjuhë fliten nga popuj lokalë. Nga këto, thuhet se tre mijë gjuhë do të zhduken në 100 vitet e ardhshme.

Nga 7.100 gjuhët që fliten sot, 80 përqind fliten nga më pak se 100 mijë njerëz, kurse afër gjysma e tyre nga më pak se 2.500 njerëz.

Gjuha më e folur, gjuha mandarine

Në mesin e gjuhëve më të folura në botë, gjuha mandarine zë vendin e parë, kurse pas saj radhiten spanjishtja, anglishtja dhe arabishtja.

Gjuha mandarine, jashtë Kinës nuk është në asnjë gjuhë zyrtare. Megjithatë, ajo bën pjesë në mesin e gjuhëve që fliten në Brunei, Kanada, Malajzi, Zelandë të Re, Singapor, Trinidad dhe Tobago dhe Vietnam.

Spanjishtja është gjuhë zyrtare në Argjentinë, Bolivi, Kili, Kolumbi, Kosta Rikë, Kubë, Ekuador, El Salvador, Guine Ekuadoriale, Guatemalë, Honduras, Meksikë, Nikaragua, Panama, Paraguaj, Peru, Republikën Dominikane, Spanjë, Uruguaj dhe Venezuelë, ndërkohë që flitet si gjuhë popullore në Zvicër, Trinidad dhe Tobago, SHBA, Kanada dhe Blize.

Nga ana tjetër, gjuha angleze flitet si gjuhë zyrtare në SHBA, Britani, Antigua dhe Barbuda, Australi, Barbados, Belize, Bostvana, Kanada, Dominika, Eritre, Fixhi, Gambia, Grenadë, Irlandë, Xhamajkë, Kenia, Kiribati, Liberi, Malavi, Maldivi, Maltë, Ishujt Marshall, Mauritius, Mikronezia, Namibi, Zelandë të Re, Nigeri, Palau, Ishujt Saint Kitts, Ishujt Saint Lucia, Ruandë, Sejshelle, Sierra Leone, Sudanin Jugor, Suaziland, Tonga, Trinidad dhe Tobago, Tuvalu, Ugandë, Vanuatu, Zambia dhe Zimbabve.

Arabishtja, e cila përdoret si gjuhë zyrtare në Algjeri, Bahrein, Çad, Egjipt, Palestinë, Irak, Jordani, Kuvajt, Liban, Libi, Mauritania, Marok, Oman, Katar, Arabi Saudite, Somali, Sudan, Siri, Tunizi, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jemen, zë vend në mesin e gjuhëve që fliten në Australi, Kanada, pjesën jugore greke të Qirpos, Iran, Izrael, Panama, Sudanin Jugor dhe Tanzani.

Gjuha frënge, ndërkohë, është gjuhë zyrtare në Belgjikë, Benin, Burkina Faso, Kanada, Republikën e Afrikës Qendrore, Çad, Komor, Republikën Demokratike të Kongos, Bregun e Fildishtë, Guinenë Ekuadoriale, Francë, Gabon, Guine, Haiti, Luksemburg, Madagaskar, Mali, Monako, Niger dhe Ruandë. Krahas këtyre vendeve, frëngjishtja flitet në mesin e popullit në Algjeri, Andorra, Argjentinë, Dominika, Egjipt, Grenadë, Guinea Bissau, Vatikan, Hungari, Itali, Laos, Mauritania, Mauritius, Marok dhe Zelandë të Re.

Shtetet ku flitet turqishtja

Turqishtja, jashtë Turqisë, është gjuhë zyrtare në Republikën Turke të Qipros Veriore (KKTC). Ajo pranohet si gjuhë e pakicave në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Bullgari, Austri, pjesën jugore greke të Qipros dhe Rumani. Turqishtja po ashtu përdoret si gagauizisht në Moldavi, turkmenisht në Irak, azerisht në Azerbajxhan, uzbekisht dhe turkmenisht në Afganistan dhe azerisht në Iran.

Gjuhët sipas rajoneve

Dhjetë gjuhët më të folura i përdor 43 përqind e popullsisë botërore. Pesë të parët nga këto janë gjuha mandarine me 12,2 përqind, spanjishtja me 5,8 përqind, anglishtja me 4,6 përqind, indishtja me 3,6 përqind dhe portugalishtja me 2,8 përqind.

Supozohet se 54 gjuhë që përbëjnë 30 përqindëshin e gjuhëve që kanë lindur në Afrikë kanë vdekur, teksa 116 prej tyre janë pranë limitit të zhdukjes.

Në Amerikën Jugore ekzistojnë 640 gjuhë të ndryshme. Më pak se dhjetë mijë persona flasin 80 përqind të gjuhëve vendase. 27 prej këtyre gjuhëve janë pranë zhdukjes. Ndërkaq, shumicën e gjuhëve të pakta që kanë vazhduar ekzistencën në Amazon e flasin më pak se njëqind persona.

Ndërkohë, nga 300 gjuhët që fliten në Amerikën Veriore, vetëm pesë prej tyre i dinë më shumë se dhjetë mijë njerëz. Prej afërsisht 250 gjuhëve aboroxhine në Australi, 90 përqind janë pranë zhdukjes dhe vetëm shtatë prej tyre fliten nga më shumë se një mijë persona. Supozohet se vetëm dy ose tre nga këto gjuhë do të mbijetojnë në 50 vitet e ardhshme.

Në tre gjeneratat e fundit në botë supozohet të jenë zhdukur më shumë se 200 gjuhë

Gjuhët e pakicave

Më shumë se dy mijë nga gjuhët e pakicave në botë fliten në Afrikë, ndërsa afër një mijë prej tyre në Papua. Në tërë Evropën fliten 285 gjuhë, ndërsa vetëm në Vanuatu, një nga shtetet e vogla në Oqeanin Paqësor, fliten 106 gjuhë.

Teksa në përgjithësi në vendet rrafshinore flitet vetëm një gjuhë, në hapësirat malore shtohet diversiteti. Efekti i qeverisë qendrore në shtetet malore është shumë më i vogël në krahasim me vendet rrafshinore.

Në vendet që përbëhen nga një numër i madh bashkësish etnike, siç janë Papua Guinea e Re, Indonezia, Vanuatu, Ishujt Solomon, India, Kina, Malajzia, Nepali, Mianmari, Vietnami, Kameruni, Republika e Kongos, Republika e Afrikës Qendrore, SHBA-të dhe Rusia, pakicat i flasin gjuhët e tyre. Për shembull, në Guatemala ka 23 gjuhë indiane-indogjene, në Mali dhe Namibi nga 13 gjuhë zyrtare, ndërsa në Nepa 123 gjuhë amtare. Në Pague Guine të Re përdoren 840 gjuhë vendase, në Nepal 123, ndërsa në Vanuatu më shumë se 100.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın