Bota

Në Detin Mesdhe shpëtohen 19 migrantë algjerianë

Nga shërbimi detar theksojnë se të gjithë 19 personat pohohet se janë të nacionalitetit algjerianë

Ekip  | 15.07.2017 - Përdıtësım : 15.07.2017
Në Detin Mesdhe shpëtohen 19 migrantë algjerianë

Madrid

MADRID (AA) – Shërbimi detar spanjoll i shpëtimit bëri të ditur se ka shpëtuar 19 emigrantë algjerianë të cilët me varkë tentuan të kalojnë Detin Mesdhe, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga shërbimi detar theksojnë se të gjithë 19 personat pohohet se janë të nacionalitetit algjerianë.

Varka është lokalizuar të premten vonë, ndërsa ekipet e shpëtimit afër saj arritën të shtunën herët në mëngjes në ujërat tek brigjet jugperëndimore të Spanjës.

Mijëra emigrantë nga Afrika, në tentimin që të arrijnë në Evropë, marrin rrugën e rrezikshme të kalimit të Detit Mesdhe në varka të vogla që nuk janë të përshtatshme për lundrim në det të hapur.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın