Bota

NATO thirrje për evitimin e tensioneve Greqi-Turqi

“Palët duhet të evitojnë rritjen e tensioneve me qëllim që në të ardhmen të mos vjen deri te tensiomet e ngjashme”, tha Stoltenberg duke rikujtuar se Turqia dhe Greqia janë nën çatinë e NATO-s

Ata Ufuk Şeker  | 15.02.2018 - Përdıtësım : 15.02.2018
NATO thirrje për evitimin e tensioneve Greqi-Turqi

Bruksel

BRUKSEL (AA) – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg lidhur me ndodhitë në Detin Egje mes Turqisë dhe Greqisë tha se palët duhet të evitojnë rritjen e tensioneve në mënyrë që tensionet e ngjashme të mos ndodhin në të ardhmen, raporton Anadolu Agency (AA).

Stoltenberg tha se lidhur me tensionet në Detin Egje mes Greqisë dhe Turqisë ka biseduar me ministrat e Mbrojtjes të të dyja vendeve dhe bëri thirrje për përmbajtje. Ai si pozitive e vlerësoi edhe bisedën telefonike të kryeministrave të të dyja vendeve, duke konsideruar se nevojitet që të vazhdojë komunikimi.

“Palët duhet të evitojnë rritjen e tensioneve me qëllim që në të ardhmen të mos vjen deri te tensiomet e ngjashme”, tha Stoltenberg duke rikujtuar se Turqia dhe Greqia janë nën çatinë e NATO-s.

Turqia dhe Greqia në vitin 1996 ishin në prag të shpërthimit të luftës për shkak të mospajtimeve lidhur me ishujt shkëmbor Kardak në Detin Egje. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın