Bota

Nauert: Nëse Rusia tërhiqet nga Siria, ky është vendimi i tyre

“Nëse Rusia tërhiqet, ky është vendimi i tyre, por ne me aleatët tanë do të vazhdojmë që të ofrojmë stabilitet në këtë vend”, tha Nauert

Muhammed Bilal Kenasari  | 13.12.2017 - Përdıtësım : 13.12.2017
Nauert: Nëse Rusia tërhiqet nga Siria, ky është vendimi i tyre

Washington

WASHINGTON (AA) – Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert, lidhur me deklaratën e presidentit të Rusisë Vladimir Putin se do t’i tërheqë ushtarët rusë nga Siria tha se “Nëse Rusia tërhiqet, ky është vendimi i tyre, por ne me aleatët tanë do të vazhdojmë që të ofrojmë stabilitet në këtë vend”, raporton Anadolu Agency (AA).

Nauert në konferencën ditore për media foli për zhvillimet aktuale si dhe lidhur me deklaratën e Putinit për tërheqjen e ushtarëve rusë nga Siria. 

“Shumë interesante, Rusia mund të mendojë se ka përfunduar detyra në Siri. Puna jonë në Siri ende nuk ka përfunduar. Kur them ‘ne’ flas për SHBA-të dhe të gjitha forcat e koalicionit. Janë disa vende që janë nën kontroll të DEASH-it, duhet të ofrohet stabilitet në këtë vend. Nëse Rusia do të tërhiqet, ky është vendimi i tyre, por ne me aleatët tanë do të vazhdojmë që të ofrojmë stabilitet në këtë vend”, tha ajo.

Pretendimi se SHBA ka arritur marrëveshje me Asadin

Zëdhënëses Nauert iu parashtrua edhe një pyetje lidhur me pretendimin e një artikulli të publikuar në revistën "New Yorker", e cila shtypet në SHBA, ku thuhet se “SHBA ka arritur marrëveshje me Asadin për të qëndruar në detyrë deri në vitin 2021”.

Duke vënë në dukje se SHBA-ja në lidhje me Sirinë po e ndjek procesin e Gjenevës, Nauert tha se “Ne nuk besojmë se Asadi do të jetë në të ardhmen e Sirisë. Ky është një vendim që do të japë populli i Sirisë”.

Ajo tha se “Në artikull shkruan se ne kemi pranuar që Asadi të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2021. Ne nuk e pranuam një gjë të tillë”.

“Rusia nuk është një palë e drejtë kur bëhet fjalë për marrëveshjet”

Gjithashtu Nauert është pyetur se përse qeveria e presidentit Donald Trump ka “refuzuar” propozimin e Rusisë që “Mos të përzihemi në punët e brendshme të njëri tjetrit”.

Duke thënë se nuk i besohet Rusisë, Nauert shtoi se “Ajo çfarë është qesharake është se po lansohet gjoja ne e kemi refuzuar këtë propozim. Dua t’ju përkujtoj se Rusia nuk është një palë e drejtë kur bëhet fjalë për marrëveshjet”.

Si arsyetim të kësaj, Nauert e tregoi Marrëveshjen e Minskut dhe Marrëveshjen për armët bërthamore.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın