Bota

Ndalohen refugjatët që nuk braktisën Calais-in në Francë, në mesin e tyre edhe shqiptarë

Ndalohen 90 migrantë të cilët pas evakuimit të kampit të refugjatëve “Xhungël” në qytetin Calais të Francës nuk u larguan nga qyteti

Onur Usta, Bilal Müftüoğlu  | 28.10.2016 - Përdıtësım : 29.10.2016
Ndalohen refugjatët që nuk braktisën Calais-in në Francë, në mesin e tyre edhe shqiptarë

Paris

PARIS (AA) – Ndalohen 90 migrantë të cilët pas evakuimit të kampit të refugjatëve “Xhungël” në qytetin Calais të Francës nuk u larguan nga qyteti, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të siguruara nga shoqata CIMADE e cila ushtron aktivitete në fushën e të drejtave të njeriut, 90 migrantë të cilët nuk kanë shkuar në qendrën e akomodimit nga kampi "Xhungël" pas përfundimit të evakuimit të tij gjatë ditës së djeshme, janë dërguar në qendra për arrest administrativ.

Në mesin e migrantëve të arrestuar ka shqiptarë, sudanezë, afganë, eritreanë, sirianë dhe irakianë. Pas mbajtjes në periudhë prej 45 ditësh në qendrat për arrest në të cilat nuk jepet mundësi për qasje, migrantët do të kthehen në shtetet e tyre.

Edhe pse një ditë më parë prefektura e Pas-de Calais njoftoi se kampi është evakuuar tërësisht, shoqatat që zhvillojnë aktivitete në kamp bëjnë të ditur se në kamp dhe përreth tij ende kanë ngelur një mijë migrantë. 

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të Francës nga kampi janë larguar 5.596 migrantë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.