Bota

Nepal, nis pastrimi pranveror i Mont Everest

Dambar Parajuli, njëri nga anëtarët e ekspeditës nga Nepali, tha se alpinistët shpërndajnë thasë për mbeturina që më vonë me helikopter do të transportohen në kampin kryesor

Zehra Ulucak  | 29.03.2017 - Përdıtësım : 29.03.2017
Nepal, nis pastrimi pranveror i Mont Everest

Kathmandu

KATHMANDU (AA) – Para fillimit të sezonit të ngjitjes në Mont Everest alpinistët fillojnë pastrimin e majës së këtij mali, raporton Anadolu Agency (AA).

Dambar Parajuli, njëri nga anëtarët e ekspeditës nga Nepali, tha se alpinistët shpërndajnë thasë për mbeturina që më vonë me helikopter do të transportohen në kampin kryesor. 

Ai theksoi se alpinistët dhe udhëheqësit mbajnë thasë deri në majën e Everestit. Në çdo thes mund të fusin 80 kilogram plehra.

Alpinistët që dëshirojnë të arrijnë në Mont Everest prapa vetes lënë sasi të madhe të plehrave.

Në majën e Everestit për herë të parë në vitin 1953 ka arritur Edmund Hillary nga Zelanda e Re dhe udhëheqësi i Nepalit Tenzing Norgey. 



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.