Bota

Netanyahu: Marrëveshja mes Izraelit dhe Turqisë është "shumë afër"

"Pritet që javën e ardhshme në një vend të Evropës të mbahet një takim mes negociatorëve të Izraelit dhe Turqisë"

Turgut Alp Boyraz  | 31.05.2016 - Përdıtësım : 31.05.2016
Netanyahu: Marrëveshja mes Izraelit dhe Turqisë është "shumë afër"

Jerusalem

JERUSALEM (AA) - Njoftohet se kryeministri i izraelit, Benjamin Netanyahu, ka pohuar se pritet që javën e ardhshme të mbahet edhe një takim mes Turqisë dhe Izraelit dhe se marrëveshja mes dy vendeve është "shumë afër", raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të gazetës izraelite "Haaretz" e bazuar në burimet anonime diplomatike, Netenyahu i cili është takuar me anëtarët e Kongresit të SHBA-ve ka njoftuar se "Pritet që javën e ardhshme në një vend të Evropës të mbahet një takim mes negociatorëve të Izraelit dhe Turqisë dhe se në një kohë shumë të afërt do të arrihet marrëveshja."

Netenyahu, i cili ka pohuar se marrëdhëniet me Turqinë nuk do të kthehen në gjendje siç kanë qenë para 10 vite, ka shtuar: "Normalizimi do të ndihmojë për të dy vendet që të bëjnë përparim në çështjet që gjenden në listën e interesave të gjata dhe të përbashkëta rajonale."

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın