Bota

Netanyahu: SHBA-të brenda një viti do të zhvendosin ambasadën në Kuds

“Vlerësimi im solid është se SHBA-të duket se do të zhvendosin ambasadën shumë më shpejtë nga ajo që mendojnë të gjithë, brenda një viti nga tani”

Anees Suheil Barghouti  | 17.01.2018 - Përdıtësım : 17.01.2018
Netanyahu: SHBA-të brenda një viti do të zhvendosin ambasadën në Kuds

Kuds

KUDS (AA) – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklamuar se SHBA-të do të zhvendosin ambasadën e tyre nga Tel Avivi në Kuds brenda një viti, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raportojnë mediat izraelite, Netanyahu u ka thënë gazetarëve se, “Vlerësimi im solid është se SHBA-të duket se do të zhvendosin ambasadën shumë më shpejtë nga ajo që mendojnë të gjithë, brenda një viti nga tani”.

Muajin e kaluar, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, zyrtarisht njohu Kudsin si kryeqytet të Izraelit dhe urdhëroi zhvendosjen e ambasadës në qytetin e shenjtë.

Ndryshimi i politikës së SHBA-ve ka shkaktuar protesta në botën arabe dhe muslimane dhe një valë protestash në tokat palestineze që kanë lënë të paktën 16 të vdekur.

Dje poashtu, administrata amerikane tha se do të pezullojë 65 milionë dollarë ndihma për palestinezët.

Kudsi mbetet në zemër të konfliktit Palestinë-Izrael, me palestinezët duke shpresuar që Kudsi Lindor, tani i pushtuar nga Izraeli, mund të shërbejë si kryeqytet i një shteti palestinez. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın