Bota

New York, shënohet me paradë Viti i ri kinez

Viti i ri kinez në 2018 filloi më 16 shkurt dhe ky vit njihet si viti i qenit. Shënimi i vitit të ri zgjat dy javë dhe zakonisht ndiqet me ndezje të mjeteve piroteknike, parada të shumta dhe kostume

Vesna Besiç  | 17.02.2018 - Përdıtësım : 18.02.2018
New York, shënohet me paradë Viti i ri kinez Mohammed Elshamy/AA

New York

NEW YORK (AA) - Në lagjen kineze në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), u shënua Viti i ri kinez, raporton Anadolu Agency (AA).

Festimi tradicional është shënuar me një paradë, kostume dhe piroteknikë. Viti i ri 2018 sipas traditës kineze është viti i qenit, kafsha e dymbëdhjetë në kalendarin kinez. Kinezët besojnë se ardhja e qenit në shtëpi simbolizon ardhjen e lumturisë, kështu që ata besojnë se ky vit do të sjellë shumë të mira.

Viti i qenit do të jetë një kohë e mirë për disa ndryshime të rëndësishme të stilit të jetës, shpërnguljes ose ndrrimit të punës, thotë horoskopi kinez.

Viti i ri kinez në 2018 filloi më 16 shkurt dhe ky vit njihet si viti i qenit. Shënimi i vitit të ri zgjatë dy javë dhe zakonisht ndiqet me sasi të mëdha piroteknike, parada të shumta dhe kostume.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın