Bota

Nga mjegulla e dendur në Londër anulohen 100 fluturime

Mjegulla ka përfshirë një pjesë të madhe të jugut të Anglisë dhe se fluturimet janë anuluar në aeroportet Gatwick, London City dhe Stansted

Ekip  | 23.01.2017 - Përdıtësım : 24.01.2017
Nga mjegulla e dendur në Londër anulohen 100 fluturime ( Tolga Akmen/AA )

Londër

LONDËR (AA) – Për shkak të mjegullës së dendur në jug të Anglisë, aeroporti ndërkombëtar londinez Heathrow sot ka anuluar rreth 100 fluturime, ndërsa shumë të tjerë janë shtyrë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat angleze raportojnë se mjegulla ka përfshirë një pjesë të madhe të jugut të Anglisë dhe se fluturimet janë anuluar në aeroportet Gatwick, London City dhe Stansted. 

Nga Shërbimet Meteorologjike Britanike njoftuan se dukshmëria në Heathrow është ulur në 100 metra, duke shkaktuar ngadalësimin e përgjithshëm të trafikut.

Nga ky shërbim paralajmëruan edhe për ngricat në rrugët e Londrës dhe në jug të Anglisë ku qarkullimi nga sot në mëngjes zhvillohet me vështirësi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın