Bota

Nga Ujëvarat e Niagarës rrjedh akull

Ashtu si çdo vit edhe këtë vit një pjesë e madhe e Ujëvarave të Niagarës kanë ngrirë

Seyit Aydoğan  | 07.01.2018 - Përdıtësım : 08.01.2018
Nga Ujëvarat e Niagarës rrjedh akull Foto: Seyit Aydoğan / AA

Niagarra Falls

NIAGARA FALLS (AA) - Edhe Ujëvarat e Niagarës janë ndikuar nga moti i ftohtë që ka qenë i efektshëm në dy javët e fundit në Kanada, ku një pjesë e madhe e ujëvarave janë ngrirë, ndërsa në lum rrjedhin copa akulli, raporton Anadolu Agency (AA).

Ashtu si çdo vit edhe këtë vit një pjesë e madhe e Ujëvarave të Niagarës kanë ngrirë.

Turistët e zgjedhin pjesën e Kanadasë ku mund t'i shikojnë drutë dhe shkëmbinjtë të cilët kanë ngrirë në një nga ujëvarat më të madhe, ajo e Horseshoe (Potkua).

Ujëvarat e Niagarës të cilat gjenden mes Kanadasë dhe SHBA-ve, nga moti që me ditë është minus 30 gradë para rreth dy javëve ka filluar të ngrijë shtratin e lumit.

Sipërfaqja e Lumit të Niagarës e cila çon ujë deri tek ujëvara është mbuluar me akull, ndërsa shtrati i ujëvarës nuk duket nga akujt.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın