Bota

Një makinë futet në hapësirën e festivalit në SHBA, 28 të plagosur

Makina e cila hyri në masën e njerëzve që ndiqnin festivalin tradicional Mardi Gras, u bë shkak për plagosjen e 28 personave

Betül Yürük  | 26.02.2017 - Përdıtësım : 27.02.2017
Një makinë futet në hapësirën e festivalit në SHBA, 28 të plagosur

New York

NEW YORK (AA) - Një person në qytetin New Orleans të shtetit Louisiana, në SHBA, ka hyrë me makinën e tij drejt një grubulli njerëzish të cilët ndiqnin një festival rruge, raporton Anadolu Agency (AA).

Makina e cila hyri në masën e njerëzve që ndiqnin festivalin tradicional Mardi Gras, u bë shkak për plagosjen e 28 personave.

Ndërsa zyrtarët e policisë thanë se nuk kanë të bëjnë me një sulm terrorist dhe se drejtuesi i mjetit ishte nën efektin e alkoolit.

Nga ana tjetër thuhet se 21 persona nga 28 të plagosur janë dërguar për mjekim në spital, ndërsa disa prej tyre thuhet se janë në gjendje të rëndë.





Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın