Bota

Një tërmet i fuqishëm godet lindjen e largët të Rusisë

Qendra amerikane për hulumtime gjeologjike (USGS) raporton se epiqendra e tërmetit është regjistruar në 78 kilometra nga brigjet dhe në thellësi prej 22.8 kilometra në Detin e Beringut

Umur Koçak Semiz  | 29.03.2017 - Përdıtësım : 29.03.2017
Një tërmet i fuqishëm godet lindjen e largët të Rusisë

Moskë

MOSKË (AA) – Një tërmet me fuqi prej 6.6 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur sot në mëngjes gadishullin Kamçatka në lindje të largët të Rusisë, raporton Anadolu Agenci (AA). 

Qendra amerikane për hulumtime gjeologjike (USGS) raporton se epiqendra e tërmetit është regjistruar në 78 kilometra nga brigjet dhe në thellësi prej 22.8 kilometra në Detin e Beringut.

Fillimisht USGS njoftoi se bëhet fjalë për një tërmet me magnitudë prej shtatë ballë, ndërsa shpejtë u bë i ditur informacioni se bëhet fjalë për një tërmet të vogël.

Gjysëm ore pas tërmetit vijoi edhe një tjetër lëkundje e tokës me fuqi prej 4.9 ballë sipas Rihterit. Tërmeti u ndie në mbarë rajonin, ndërsa tani për tani nuk ka informacione për të pësuar dhe dëme materiale.

Qendra për mbikëqyrje të rrezikut nga cunami në Sahalin paralajmëroi për mundësinë e paraqitjes së cunamit në lindjen e largët të Rusisë.

Tërmeti i sotëm ndodhi jo shumë larg nga vullkani Kambalny, i cili pas dy shekujve pushim paradokohe eruptoi. Gadishullin Kamçatka në vitin 1952 e goditi një tërmet me fuqi prej 9 ballë sipas Rihterit dhe ky është një nga tërmetet më të fuqishme të shekullit të kaluar. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın