Bota

Një tërmet prej 6,2 ballësh godet Iranin

Qendra Sizmologjike e Institutit Gjeofizik të Universitetit të Teheranit ka njoftuar se tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 10 kilometrash

Mustafa Melih Ahıshalı  | 12.12.2017 - Përdıtësım : 12.12.2017
Një tërmet prej 6,2 ballësh godet Iranin

Stamboll

STAMBOLL (AA) – Një tërmet prej 6,2 ballësh ka goditur zonën rurale të qytezës Hoxhedek të provincës Kerman, e cila ndodhet në juglindje të Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra Sizmologjike e Institutit Gjeofizik të Universitetit të Teheranit ka njoftuar se tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 10 kilometrash.

Ende nuk ka informacione zyrtare për dëmet e shkaktuara nga tërmeti, por njoftohet se në rajon janë dërguar ekipet e kërkim-shpëtimit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın