Bota

Në Azerbajxhan fillon kremtimi i festës së pranverës

Festat në Azerbajxhan me rastin e shënimit të Nevruzit, festës së pranverës zgjasin deri më 26 mars

Ruslan Rehimov  | 18.03.2017 - Përdıtësım : 19.03.2017
Në Azerbajxhan fillon kremtimi i festës së pranverës

Baku

BAKU (AA) - Nevruzi, apo festa e pranverës, festohet edhe në Azerbajxhan, kurse në manifestimin në Baku i pranishëm ishte edhe Presidenti i vendit Ilham Alijev, zëvendësja dhe bashkëshortja e tij Mihriban Aliyev si dhe zyrtarë të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ushtarët, pjesëmarrës në ngjarje ishin të veshur me uniformat tradicionale, dhe pas programit me këngë dhe valle u ndez edhe një zjarr.

Shënimi i festës vazhdoi edhe në bregdet, ku vizitorët patën mundësinë që të kenë argëtim të mirë. U vendos edhe "Tregu i Lindjes", ku mbahen programet sportive ndërsa janë të vendosur edhe tendat ku shitësit kanë ekspozuar enët dhe ushqimet tradicionale.

Festat në Azerbajxhan me rastin e shënimit të Nevruzit, festës së pranverës zgjasin deri më 26 mars.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın