Bota

"Në Gutën Lindore po ndodh një masakër"

“A nuk ka ardhur koha që njerëzimi të ndalojë këto sulme vdekjeprurëse ndaj civilëve? Çfarë pret bota ende që të veprojë? A dëshiron të ndodhë një Srebrenicë e re?”, tha Alhammadi

Yeter Erdine  | 21.02.2018 - Përdıtësım : 21.02.2018
"Në Gutën Lindore po ndodh një masakër" Foto: Khaled Akasha / AA

Gaziantep

GAZIANTEP (AA) – Koordinatori i Platformës së Organizatave Joqeveritare në Siri, Muhammed Alhammadi, apeloi deri te OKB-ja dhe bashkësia ndërkombëtare që të ndalojnë sulmet “barbare” të regjimit të Asadit ndaj civilëve dhe ekipeve mjekësore në Gutën Lindore, si dhe të mundësohet arritja e ndihmave në rajon, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën me shkrim, Alhammadi theksoi se në sulmin e djeshëm të regjimit në rajon, kanë humbur jetën 167 civilë.

“A nuk ka ardhur koha që njerëzimi të ndalojë këto sulme vdekjeprurëse ndaj civilëve? Çfarë pret bota ende që të veprojë? A dëshiron të ndodhë një Srebrenicë e re?”, u shpreh ai duke bërë të ditur se në Gutën Lindore po ndodhë një masakër.

Alhammadi, tha se si Platformë e OJQ-ve të Sirisë i bën thirrje OKB-së dhe bashkësisë ndërkombëtare të ndalojnë sulmet barbare ndaj civilëve dhe ekipeve mjekësore në Gutën Lindore si dhe mbrojtjen dhe dërgimin e ndihmave tek njerëzit e pambrojtur. Në emër të platformës, ai gjithashtu dënoi edhe sulmet e regjimit të Asadit në Gutën Lindore.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın