Bota

OKB: Arrin në 646 mijë numri i muslimanëve të Arakanit në Bangladesh

IOM njoftoi se numri i muslimanëve të Arakanit të cilët kanë ikur nga incidentet e dhunshme në Mianmar dhe janë strehuar në Bangladesh që nga 25 gushti, ka arritur në 646 mijë

Bayram Altuğ  | 08.12.2017 - Përdıtësım : 09.12.2017
OKB: Arrin në 646 mijë numri i muslimanëve të Arakanit në Bangladesh

Gjenevë

GJENEVË (AA) – Organizata Ndërkombëtare për Migracion (IOM) njoftoi se numri i muslimanëve të Arakanit të cilët kanë ikur nga incidentet e dhunshme në Mianmar dhe janë strehuar në Bangladesh që nga 25 gushti, ka arritur në 646 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Njëri nga zëdhënësit e IOM-it, Leonard Doyle në një konferencë për media të organizuar në Zyrën e OKB-së në Gjenevë tha se gjatë muajit të kaluar në rajonin Cox's Bazar të Bangladeshit janë strehuar edhe 20 mijë muslimanë nga Arakani.

Doyle tha se me këtë, numri i muslimanëve të Arakanit të cilët kanë ikur nga sulmet e ushtrisë dhe budistëve fanatikë në Mianmar dhe janë strehuar në Bangladesh që nga 25 gushti, ka arritur në 646 mijë.

IOM në një deklaratë ditën e martë bëri të ditur se numri i muslimanëve të Arakanit të strehuar në Bangladesh ka arritur në 625 mijë e 792.

“Duhet të përfundojë dhuna”

Në anën tjetër Adrian Edwards, zëdhënësi i zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR) lidhur me marrëveshjen e arritur mes Bangladeshit dhe Mianmarit për rikthimin e muslimanëve të Arakanit në tokat e tyre, tha se “UNHCR-ja nuk është palë e kësaj marrëvshjeje por u tregua si referencë në marrëveshje. Edhe ne jemi të gatshëm që të jemi pjesë e kësaj marrëveshjeje”.

Edwards nënvizoi se për rikthimin e muslimanëve në shtëpitë e tyre, së pari duhet të përfundojnë incidentet e dhunshme në provincën e Arakanit.

Duke vënë në dukje se nuk duhet të ngutet me rikthimet dhe se ato duhet të bazohen mbi parimin e vullnetarizmit, Edwards tha se shumica e refugjatëve të cilët shkojnë në Bangladesh ende janë ende të traumatizuar.

Vazhdon ndihma ushqimore e WFP-së

Bettina Luescher, zëdhënësja e Programit Botëror për Ushqim (WFP) të OKB-së, gjatë fjalimit të saj në konferencë tha se kanë ofruar ndihmë për 32 mijë persona nga 36 mijë të synuara, në rajonet Maungdaw dhe Buthidaung, të cilat ndodhen në veri të provincës së Arakanit.

Spastrimi etnik ndaj muslimanëve të Arakanit

Mijëra muslimanë të Arakanit kanë humbur jetën që nga 25 gushti e deri më tani si rezultat i sulmeve të ushtrisë së Mianmarit, e cila pretendon se është duke luftuar me militantë të armatosur. Gjatë sulmeve të cilat janë shndërruar në një spastrim etnik janë djegur ose shkatërruar rreth 300 fshatra nga ushtria dhe budistët radikalë.

Supozohet se rreth 2 milionë muslimanë jetonin në Arakan në vitet 1970, por ky numër ka rënë nën 350 mijë për shkak të largimeve nga sulmet sistematike.













Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın