Bota

OKB: Çmimin e sulmeve ajrore kundër DEASH-it e paguajnë civilët

"Civilët që pa dallim rrezikohen nga bombardimet dhe ekzekutimet serike të DEASH-it, po ata civilë ishin viktima të sulmeve ajrore të javës së kaluar", ka thënë Husejin

Bayram Altuğ  | 26.05.2017 - Përdıtësım : 26.05.2017
OKB: Çmimin e sulmeve ajrore kundër DEASH-it e paguajnë civilët

Gjenevë

GJENEVË (AA) - Komisari i Lartë për të Drejtat e Njeriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Zejd Raad el-Husejin, ka bërë të ditur se çmimin e sulmeve arjrore kundër organizatës civile DEASH në Siri janë duke e paguajtur civilët, raporton Anadolu Agency (AA).

Përmes një deklarate me shkrim, Husejin u ka bërë thirrje të gjitha shteteve që ndërmarrin operacione ajrore kundër DEASH-it të jenë më të kujdesshëm në diferencimin mes objektivave ushtarake dhe civilëve.

"Civilët që pa dallim rrezikohen nga bombardimet dhe ekzekutimet serike të DEASH-it, po ata civilë ishin viktima të sulmeve ajrore të javës së kaluar, përfshirë edhe ato në Rakka dhe Dejrizor në verilindje të vendit", ka thënë Husejin.

Ai ka theksuar se në sulmin ajror më 14 maj në Rakka jetën e kanë humbur 23 bujq, prej të cilëve 17 gra, ndërsa në atë në Dejrizor më 15 maj 59 civilë, prej të cilëve 16 fëmijë dhe 12 gra. Krahas këtyre, Husejin tha se si pasojë e sulmeve po ashtu janë plagosur 70 civilë.

Sipas tij, të gjitha këto humbje janë tregues i asaj se në sulmet ajrore nuk janë marrë masa të mjaftueshme për mbrojtjen e civilëve, ndërsa çmimin e këtyre sulmeve, siç ka theksuar, janë duke e paguajtur civilët.

Edhe Ruper Colville, zëdhënës i Komisariatit të Lartë për të Drejtat e Njeriut, në një konferencë për media në zyrën e OKB-së në Gjenevë ka thënë se ka shumë aktorë që organizojnë sulme ajrore në Siri dhe për këtë arsye është e pamundur të konfirmohet se nga cili shtet organizohen sulmet.

Ndërkaq, Colville nuk është përgjigjur në pyetjen se si i kanë siguruar këto të dhëna lidhur me vdekjet e civilëve dhe sulmet ajrore.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın