Bota

OKB thirrje Izraelit t'i japë fund pushtimit të territoreve palestineze

Michael Lynk, në një deklaratë me shkrim ka theksuar se ka shqetësime të thella për pengesën e zhvillimit në territoret palestineze nën pushtim

Bayram Altuğ  | 28.10.2016 - Përdıtësım : 29.10.2016
OKB thirrje Izraelit t'i japë fund pushtimit të territoreve palestineze

Gjenevë

GJENEVË (AA) - Kombet e Bashkuara pasi kanë vënë në dukje se Izraeli pengon zhvillimin e Palestinës duke krijuar situata varfërie, papunësie dhe rënie ekonomie, ka kërkuar nga ky vend që ti japë fund pushtimit të tij në territoret e Palestinës, raporton Anadolu Agency (AA).

Raportuesi Special i OKB-së për të drejtat e njeriut në territoret palestineze nën pushtim, Michael Lynk, në një deklaratë me shkrim ka theksuar se ka shqetësime të thella për pengesën e zhvillimit në territoret palestineze nën pushtim.

Duke theksuar se situata e territoreve nën pushtim është "dëshpërim dhe mungesë e shpresës" për popullin palestinez, Lynk i ka bërë thirrje Izraelit që ti japë fund pushtimit të tij afërsisht 50 vjeçar në territoret palestineze.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın